Kim për aksionin e SPAK: Reforma në Drejtësi nuk është e përsosur, por po ecën para! 

Kim për aksionin e SPAK: Reforma në Drejtësi nuk është e përsosur, por po ecën para! 

Fill pas aksionit të sekuestros së pasurive të ish kreut të Gjykatës Kushtetuese dhe dy ish gjyqtarëve të Kushtetueses, ka ardhur edhe reagimi i ambasadores amerikane Yuri Kim, përmes një postim në Tëitter.

Ambasadorja amerikane thekson se “Reforma në Drejtësi nuk do të jetë e shpejtë, e lehtë ose e përsosur – por po ecën përpara, hap pas hapi”.

“Gjykata speciale pranoi kërkesën e SPAK për sekuestrimin e pasurive të dy ish-gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe ish-kreut të gjykatës Kushtetuese, të cilët u shkarkuan nga procesi e vetingut për fshehjen e pasurive të tyre.

Reforma në Drejtësi nuk do të jetë e shpejtë, e lehtë ose e përsosur – por po ecën përpara, hap pas hapi”, shkruan Kim.

SPAK vendos sot sekuestrimin e ish kreut të Gjykates Kushtetuese Bashkim Dedja, pasuritë e ish-gjyqtarit të Gjykates se Lartë, Shkëlzen Selimi, pasuritë e ish gjyqtarit të Gjykates Kushtetuese, Fatos Lulo.

Ish kreu i GJK dhe dy ish- gjyqtarët u shkarkuan pas procesit të vetingut për deklarim të rremë pasurie.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy