
DASHI
Dielli do ju bëjë të jeni me humor më të mirë gjatë kësaj dite. Do i vlerësoni edhe më shumë të tjerët dhe do preferoni të jeni gjithë kohës të rrethuar nga miqtë. Nëse keni një lidhje do jeni pafundësisht shprehës sot dhe plot ide për ta bërë marrëdhënien edhe më interesante. Edhe gjendja e financave do jetë goxha e mirë.
DEMI
Mërkuri dhe Neptuni do ndikojnë negativisht tek jeta juaj gjatë kësaj dite dhe mund t’ua bëjnë atë edhe më të vështirë. Ju të dashuruarit do bëni gabime të vazhdueshme dhe nuk do hapni rrugë për asnjë çast. Sipas Horoskopit, financat nuk do ndryshojnë aspak nga një ditë më parë.
BINJAKËT
Një pjesë e ëndrrave do fillojnë t’iu realizohen gjatë kësaj dite dhe ju do ndiheni edhe më mirë. Nëse keni një lidhje do e dëgjoni shumë partnerin dhe do bëni më shumë ato që do ju thotë ai sesa ato që do mendoni vetë.. Financat do jenë të sigurta dhe goxha të mira.
GAFORRJA
Hëna do ju bëjë shumë mosbesues sot. Nga ana tjetër do e teproni edhe me ankesat çka mund t’i acarojë ata që keni pranë. Nëse jeni në një lidhje, sot do jetë dita e reflektimit të gjatë. Financat do jene me delikate se dje.
LUANI
Sido që të ketë qenë jeta juaj kohët e fundit, Dielli do ju ndihmojë të rregulloni gjithçka. Nëse keni një lidhje do i kuptoni gabimet e bëra dhe do jeni më të gatshëm të bashkëpunoni me partnerin për të mirën e të dyja palëve. Për financat do keni aleat Jupiterin dhe situata do jetë më e normalizuar.
VIRGJËRESHA
Ka mundësi që sot të izoloheni sepse do keni nevojë për mbështetje të pakushtëzuar. Nëse keni një lidhje nuk do arrini dot të shpreheni lirshëm dhe ndonjëherë do mendoni se nuk do jeni të denjë për partnerin. Në planin financiar do jeni më të logjikshëm dhe do shpenzoni me plane.
PESHORJA
Hëna do i kundërvihet shenjës tuaj gjatë kësaj dite dhe mund t’iu provokojë herë pas here. Mos u mundoni kurrsesi të bëni diçka me zor sepse nuk do dilni të fituar. Rezultatet që do arrini do jenë më të kënaqshme. Financat do i ekuilibroni me pak mundim.
AKREPI
Do i keni mendimet shumë të turbullta gjatë kësaj dite dhe do keni frikë të guxoni të hidhni hapa. Nëse keni një lidhje vërtet do ju mungojë pasioni dhe emocionet e forta, por kjo nuk do të thotë se marrëdhënia me partnerin do jetë problematike. Edhe financat do jetë të mira.
SHIGJETARI
Do jeni paksa rebelë gjatë kësaj dite dhe do kërkoni me çdo kush të arrini atë që do mendoni. Nëse keni një lidhje bëni kujdes mos lëndoni partnerin duke menduar vetëm për veten. Financat do jene ende delikate.
BRICJAPI
Sot do jeni në humor dhe do ndiheni më të lirë për të bërë atë që dëshironi. Nëse keni një lidhje do i shmangni gjithë kohës konfliktet dhe do hapni rrugë vetëm që marrëdhënia me partnerit të ecë sa më mirë. Financat do i menaxhoni me kujdes dhe nuk do keni probleme.
UJORI
Gjatë ditës së sotme do jeni shpesh me nerva dhe nuk do logjikoni para se të veproni. Ju të dashuruarit do e acaroni partnerin tuaj me tekat dhe komplekset që do keni. Sipas Horoskopit, të ardhurat do fillojnë të dobësohen sepse do shpenzoni nga mërzitja.
PESHQIT
Sot do e keni paksa të vështirë të bëni zgjedhje sepse do ju vijnë në mendje shumë mendime njëherësh. Ju të dashuruarit nuk do arrini dot t’i shmangni konfliktet. Me shpenzimet mos bëni asnjë lloj çmendurie.



