20 mijë komplete testimi COVID-19/ Ambasadori Soreca ndihmë ISHP: Shmangin rezultatet e rreme

20 mijë komplete testimi COVID-19/ Ambasadori Soreca ndihmë ISHP: Shmangin rezultatet e rreme

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca dorëzoi sot mostra materialesh kontrolli të testimit për COVID-19 pranë Institutit të Shëndetit Publik të Shqipërisë, që sipas tij janë të besueshme dhe do të shmangin rezultatet e rreme për koronavirusin.

Soreca ka shkuar vetë në ISHP dhe ia ka dhuruar ndihmat e BE shefes Albana Fico.

Dhurimi është pjesë e ndihmës më të gjerë të BE-së për Shqipërinë në luftën kundër COVID-19.

Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca, theksoi se “Komisioni Europian iu kundërvu sfidave globale të paraqitura nga pandemia e koronavirusit me një paketë reagimi mjaft ambicioze prej më shumë se 15.6 miliardë eurosh”.

“Ndërsa Bashkimi Europian po bën çmos për t’i mbështetur qytetarët e tij, është gjithashtu detyra jonë të ndihmojmë partnerët dhe miqtë tanë. Ndikimi te partnerët tanë në Ballkanin Perëndimor ka të ngjarë të jetë dramatik. Ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku me autoritetet shqiptare për t’i trajtuar këto sfida të përbashkëta”, tha ai.

Materiali kontrollues i krijuar së fundmi po përdoret nga laboratorët në BE për të kontrolluar funksionimin e saktë të testeve të koronavirusit. Kompletet e dhuruara për Shqipërinë do të mundësojnë një saktësi të shtuar për deri në 20 mijë komplete testimi COVID-19.

Kompletet janë thelbësore për të shmangur rezultatet e rreme negative të testimit dhe veçanërisht të rëndësishme në një moment kur autoritetet publike po shqyrtojnë zbutjen e disa kufizimeve të lirisë së lëvizjes. Këto komplete janë krijuar nga Qendra e Përbashkët Kërkimore e BE-së dhe po u dhurohen vendeve partnere të BE-së në Ballkanin Perëndimor.

Bashkimi Europian po e mbështet Shqipërinë me 50 milionë euro për të luftuar COVID-19. Tashmë janë kontraktuar 4 milionë euro për furnizimin me pajisje mjekësore për shpëtimin e menjëhershëm të jetës. BE-ja po bashkëpunon me Zyrën e Kombeve të Bashkuara për Shërbimet e Projektit (UNOPS) në mënyrë që kjo mbështetje të sigurojë artikujt e nevojshëm sa më shpejt të jetë e mundur. Artikujt përfshijnë ventilatorë, ambulanca, aparatura portative për ekzaminime me rreze X, shtretër për Njësitë e Kujdesit Intensiv, materiale mbrojtëse për punonjësit e kujdesit shëndetësor.

Veç kësaj, programi i BE-së për zbatimin e ligjit, PAMECA, dhuroi 3 mijë dezinfektues duarsh për policinë shqiptare.

BE-ja do të sigurojë gjithashtu 46.7 milionë euro për të mbështetur rimëkëmbjen sociale dhe ekonomike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy