Koronavirusi në Iran/ 77 viktima dhe 26 deputetë të infektuar

Koronavirusi në Iran/ 77 viktima dhe 26 deputetë të infektuar

Njëzet e tre anëtarë të Parlamentit të Iranit nga 290 gjithsej, kanë rezultuar me koronavirus.

Njoftimin e bëri nënkryetari i Parlamentit të Iranit, Abdul Misri, gjatë një konference për mediat të martën në Teheran.

Ai përmendi edhe një letër të hapur për Liderin Suprem të Iranit, Ali Khamenei nga kryetari i Parlamentit Ali Larijani.

Në letër, deputetët u thirrën që të ndërpresin kontaktin me publikun për të shmangur përhapjen e mëtejshme të sëmundjes.

Larijani në letrën e tij drejtuar Khameneit, mbrojti vazhdimin e pezullimit të seancave të hapura në Parlament, e cila u miratua javën e kaluar në mes të shpërthimit të epidemisë në Iran.

Ministri i Shëndetësisë, Alireza Raisi tha se 77 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në Iran, ndërsa 2.336 raste janë konfirmuar në vend.

Vendi raportoi rastet e para më 19 shkurt, ndërsa Radio Shtetërore njoftoi të hënën e 2 marsit se një këshilltar i Udhëheqësit Suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei humbi jetën si pasojë e koronavirusit./CNN/

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy