Cigarja elektronike dëmton AND-në dhe shkakton kancer

Cigarja elektronike dëmton AND-në dhe shkakton kancer

Cigarja elektronike nuk është më e shëndetshme se cigarja e mbushur me duhan. Një studim i kryer së fundmi me minjtë zbuloi se cigarja elektronike dëmton AND-në, rrit rrezikun e prekjes nga kanceri dhe atë të sëmundjeve të zemrës.

Studiuesit e Universitetit të Nju Jorkut arritën në përfundimin se duke dëmtuar AND-në dhe duke penguar riparimin e saj, tymi i cigares elektronike nxit kancerin e mushkërive dhe atë të fshikëzës, si edhe sëmundjet e zemrës. Megjithatë, studiuesit thonë se ky studim duhet thelluar për të patur një përgjigje përfundimtare.

Cigarja elektronike lëshon nikotinë pa djegur duhan. Kjo nicotinë e thithur nga cigarja elektronike mund të kthehet në kimikat të rrezikshëm që dëmton AND-në.

E konsideruar deri tani si një alternativë më e shëndetshme e duhanit, cigarja elektronike përdoret nga 18 milionë njerëz në SHBA. Studimi në fjalë ka ngritur pikëpyetjen nëse mund t’i konsiderojmë të sigurta këto lloj cigaresh.  

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy