Si t’i zgjasni jetën smartfonit tuaj

Si t’i zgjasni jetën smartfonit tuaj

Bateria është një nga elementët e dobët të smartfonëve, madje shpesh mund të kthehet në stres. Për t’i zgjatur jetën baterisë dhe smarfonit tuaj, ekspertët rekomandojnë disa “hile” të vogla.

Shkarkimi i plotë i baterisë dhe rikarikimi i saj çdo ditë mund ta dëmtojnë atë. Zakonisht, bateria jeton më gjatë nëse qëndron në nivelet 25-80% deri në rikarikimin tjetër.

Për shumicën prej nesh, karikimi i smartfonit bëhet gjatë natës. Por ekspertët thonë se konsumi i energjisë vijon edhe pasi smartfoni është karaikuar, madje edhe nëse e heqim, por lëmë në prizë vetëm karikuesin.

Një herë në muaj, është e këshillueshme që bateria e telefonit të shkarkohet deri në 0 dhe të karikohet plotësisht.

Edhe nxehtësia është e dëmshme për baterinë. Temperatura mbi 35 gradë, por edhe i ftohti nën 10 gradë janë të dëmshme për baterinë. Temperatura optimale është ajo e mjedisit. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy