Gazetari amerikan zbulon përgjigjen e DASH/ Musai: Për mua, Berisha nuk është më non-grata që kur reagoi për deklaratën

Gazetari amerikan zbulon përgjigjen e DASH/ Musai: Për mua, Berisha nuk është më non-grata që kur reagoi për deklaratën

Statusi “non grata” i Sali Berishës në Shtetet e Bashkuara është rikthyer në fokusin e debatit publik në prag të zgjedhjeve të 11 majit, pas një postimi të gazetarit amerikan Mark Caputo në “X” (ish-Twitter), ku ai pretendon se ka komunikuar me një përfaqësues të Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH), duke sugjeruar se udhëtimi i Berishës drejt SHBA mund të mos jetë plotësisht i përjashtuar.

Drupal Ad

Për analistin Engjëll Musai, i ftuar në emisionin “MCN Live”, ky zhvillim shënon, në thelb, “fundin e statusit non-grata” për Berishën.

Për mua, ka rënë non-grata që kur Berisha reagoi ndaj deklaratës dhe DASH nuk reagoi më.

Nëse një person flet në emër të SHBA dhe kjo nuk mohohet nga vetë DASH, atëherë ku qëndron më ndalimi?.

DASH do të ndërhynte fuqishme dhe do thoshte që askush nuk ka të drejtë të përdor emrin dhe te bëjmë deklaratë në emër tonin.

Kjo gjë u pa që kur u zgjodh kompania e lobimit, nëse nuk do kishte miratimin e strukturave qeverisëse amerikane deri te presidenca.

Ai theksoi se çështjet e tilla nuk duhet të varen nga konjuktura politike apo lobimet e përkohshme.

Musai vuri në dukje se nëse deklarata për shpalljen non-grata do të kishte mbështetje të plotë institucionale, atëherë çdo përpjekje për të folur në emër të SHBA do të ishte ndaluar menjëherë.

Gjithkush nga politika shqiptare , cilado klasë politike cilido individ, duhet të mendoj dhe duhet të vendosë dhe të veprojë si shqiptarë dhe për Shqipërinë.

Konjukturat e cilit do klan, në momente te caktuara historike mund t’i bëjnë mire një individi, por nuk mund ti bëjnë mirë Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Kush shkon në Amerikë, kush takohet në Kanada, kush lobon e me kë lidhet – janë çështje që shërbejnë individëve, jo domosdoshmërisht Shqipërisë. Sot, edhe ambasada amerikane i bën thirrje qytetarëve ‘mos e shisni votën’. Kjo tregon që qasja ka ndryshuar.

Nëse deklarata për shpalljen non-grata do të kishte mbështetje të plotë institucionale, atëherë çdo përpjekje për të folur në emër të SHBA do të ishte ndaluar menjëherë.

Nëse një individ do të fliste në emër të SHBA, pa leje, DASH do kishte ndërhyrë menjëherë. Fakti që nuk ndodhi, tregon se diçka ka ndryshuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy