
Analisti Skerdian Dhuli tha në studion e MCN Live se Veliaj nuk është braktisur vetëm nga PS, por edhe nga mediat që ai ka paguar për të sulmuar Ramën dhe eksponentë të tjerë brenda partisë.

Më tej Dhuli tha se Rama po e largon Veliajn që t’ia hedhë atij dëmet e korrupsioni dhe se SPAK si kompani perfektë korrupsioni rrit veten në publik.
Mendoj se Veliaj do të dënohet.
Veliaj ka luajtur me zjarrin duke paguar media për të sulmuar Ramën dhe eksponentë të tjerë brenda PS-SË. Veliaj nuk është braktisur vetëm nga PS, por ëshët braktisur dhe nga disa prej televizioneve që financon personalisht. Së dyti Veliaj do shkojë në burg për shkak të presionit të Ramës që ka Rama për të lëshur një peshë të rëndë politike.
Rama i di dhe po largon Veliaj që t’i hedhë atij dëmet e korrupsioni dhe SPAK-u si kompani perfekte PR me godijtjen e Veliajt, rrit veten në publik, një masë e madhe e opozitarëve, ai 30% që është mosbesues me provën gjentrale që ka me Veliaj do i ndryshojë mendimet.



