Një sasi prej 41 kg kanabis sativa është sekuestruar gjatë aksionit antidrogë në Vlorë paraditen e sotme.
Lënda narkotike është sekuestruar në garazhin e një pallati dhe ka vënë në pranga Fredinant Milen, 47 vjeç, lindur në Fier, banues në Vlorë, ndërtues i një pallati 6-katësh në zonën e Ujit të Ftohtë.
Policia bën të ditur se lënda narkotike ishte e llojit marijuanë, e futur nëpër thasë sintetikë me peshë totale prej 41 kg.
Në aksion janë angazhuar rreth 50 efektivë policie, operacion i cili po zhvillohet në fshatrat Kuç, Kallarat, përgjatë lumit Vjosë e deri në Mesaplik, me qëllim konstatimin e ambienteve me lëndë narkotike, asgjësimin e tyre dhe kapjen e autorëve.



