
Analisti Lorenc Vnagjeli në studion e lajmeve në MCN Live ka komentuar lidhur me fushatën zgjedhore për zgjedhjet e 14 majit të cilën e ka konsideruar si fushatë politike nga fillimi deri në fund. Ai tha se detyrat e kryetarit të bashkisë janë të përcaktuara dhe vota e qytetarëve është vetëm bardh e zi. Sipas tij, Edi Rama ka shmangur llogaridhënien, por gabimi i Berishës dhe Metës ehte se kanë ndjekur ritmin e daulles së kryeministrit.
Kjo fushatë dhe njëherë u zhvillua nga fillimi deri tani dhe kështu do të mbyllet si një fushatë politike. Qytetarët e të gjithë vendit pak kanë dëgjuar dhe kuptuar se çfarë ka ndodhur dje dhe çfarë mund të projektohet në të ardhmen, kjo është një fushatë politike nga njëra anë e Ramës dhe nga ana tjetër Berisha- Meta. Është një votë bardhë e zi dhe si e tillë në vështrim të përgjithshëm mund ta shohësh dhe me dhimbje se atje ku s’ka debat për thelbin dhe idetë ka çjerrje batutash. Bota ka ndryshuar dhe i përshtatur politikës në mënyrën më të keqe të mundshme. Në rrafsh lokal, do thënë që nuk mund të jetë ndryshe, secila bashki më vete, me përjashtim të Tiranës dhe Durrësit deri diku, janë entitete kaq të vogla sa s’mund të bëjnë më shumë se riparim trotuaresh dhe sado që kryetari bashkisë mund të jetë figura me rëndësishme politike për qytetin, prapë detyrat që ai mund të realizojë janë detyra të kufizuara.
Në vijim duke ardhur për tek Tirana, Vangjeli tha se edhe njëherë opozita po bie në kurthin e pushtetit.
Rama ka shmangur llogaridhënien dhe është përplasur me dy kundërshtarët e tij që i kanë ardhur pas avazit, pra e thënë ndryshe, Berisha- Meta kanë ndjekur ritmin e daulles së Ramës. Kur fushata duhet të ishte organizuar ndryshe dhe vetë Rama e thotë se duke nënkuptuar mosrealizimet e detyrave të veta e thotë vetë nuk jemi më të mirët, por jemi e keqja më e vogël.



