Situata në veri/ Dashevci: Sulmi në Zubin Potok minon procesin e dialogut Kosovë-Serbi

Situata në veri/ Dashevci: Sulmi në Zubin Potok minon procesin e dialogut Kosovë-Serbi

Situata në veriun e Kosovës, së fundmi me shpërthimin e fuqishëm të eksplozivit tek kanali i Ibër-Lepencit në Varragë të Zubin Potokut ka rënduar destabilitetin e veriut.

Eksperti i sigurisë, Arben Dashevci, në një komunikim për ‘MCN lajme’ thotë se Serbia po i shfrytëzon ditët deri në ardhjen e qeverisë Trump në krye të SHBA, duke sulmuar infrastrukturën jetike të veriut, sepse në të kundërtën me ardhjen e Trump, Serbia nuk të ketë mundësi të prekë më Kosovën.

Republika e Kosovës, iu sulmua në mënyrë të rrezikshme, jo në mënyrën e Banjskës, me një invazion dhe luftë frontale, por ata që e kanë shkaktuar këtë destabilitet, po mundohen që me luftën hibride, me një taktikë tjetër, ta dëmtojnë infrastrukturën jetike, vitale apo kritiek të Kosovës. Dihet se ajo arterie 60 km, është jetë, sepse ajo e shpërndan ujin për 500 mijë qytetarëve dhe ai ujë shkon edhe në termocentralin e KEK për energji elektrike.

Serbia po e shfrytëzon atë 45 ditshin, sa të vijë estabilishmenti Trump, në një formë krejt ndryshe të luftës speciale apo hibride. Me ardhjen e znj. Kallas, dhe me ardhjen e qeverise Trump, mendoj e rruga e tyre është ngushtuar dhe nuk ka më me se ta sulmojnë Kosovën, pos me këto metoda shumë të egra, të paskrupullta të luftës hibride sepse po preken qytetarët e Republikës së Kosovës, pa dallim race, feje ose etnike, por shpresoj se bota ka reaguar dhe do të reagojë, sepse qëllimi i vetëm i Serbisë është zhvendosja e vëmendjes nga problemet e brendshme.  

Për ekspertin e sigurisë në Kosovë, sulmi në Zubin-Potok minon procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

Sulmi në Zubin Potok, ndikon shumë në minimin e procesit të dialogut të Kosovës, sepse është e dyta herë që po sulmohet Kosova. 

Herën e parë e dimë se çfarë ndodhi në Banjske, kurse tash po preket jeta në këtë mënyrë.

Aksionet në vepër duhet të jenë kësaj radhe, sepse ka reaguar edhe BE, vetëm se duhet të sanksionohet ai që duhet sanksionuar dhe ne jemi viktimat dhe Serbia këtë po e shfrytëzon shumë mirë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy