
Me një vendim që Lulzim Basha ia komunikoi grupit parlamentar pak minuta para nisjes së seancës, PD vendosi të bashkojë votat me socialistët për zgjatjen e mandateve të organeve të vetingut. Edhe pse e kishte cilësuar komplot veting-un, Basha tha se nuk ka ndryshuar asnjë qendrim dhe se në këmbim socialistët kanë siguruar votat për komisionet e reformës zgjedhore dhe territoriale.



