Një heshtje e gjatë pa përgjigje. Është bërë virale një video në të cilën Papa nuk i përgjigjet pyetjes së intervistueses Lorena Bianchetti gjatë transmetimit të Rai Uno "A sua immagine", transmetuar të premten: "Atë i Shenjtë, është pothuajse ora tre, si duhet të jetojmë këtë orë sot?" Dhe papa hesht.
Si zakonisht, në rrjet kanë nisur menjëherë konspiracionet. Njëra nga hipotezat është se Atit të Shenjtë nuk i pëlqeu pyetja. Arsyeja është tjetër dhe krejt e thjeshtë: karakteri simbolik i heshtjes ishte i dukshëm përballë asaj që për fenë katolike është ngjarja për të cilën nuk mjaftojnë fjalët dhe shpjegimet njerëzore: ora (tre pasdite) i referohet ungjijve, në të cilët tregohet momenti i saktë i ditës në të cilën filloi agonia e Krishtit.



