Jennifer Lopez dëshmoi edhe një herë të shtunën se ajo është ende në gjendje të bëjë një super-performancë duke mahnitur fansat e saj.




Lopez, 46-vjeçe, nuk zhgënjeu në koncertin spektakolar në Festivalin Muzikor iHeartRadio në Las Vegas, teksa si gjithmonë ishte veshur ekstravagante.


Lopez kishte veshur një bodysuit të bardhë që i theksonte format dhe sipër saj një xhaketë ku mbrapa shkruhej “JLO” (emri i saj i artit).
Ndërsa ishte në skenë, J.Lo zbuloi para fansave se emri i koncertit të saj të ardhshme në Las Vegas do të jetë "All I Have".
Koncertet fillojnë më 20 janar në skenën e teatrit AXIS në Planet Hollywood Resort & Casino.


Po të njëjtën ditë, këngëtarja dhe aktorja shumë e pëlqyeshme për publikun bëri me dije se shumë shpejtë do të rikthehet reality show “Shades Of Blυe”, në Fox për sezonin e tij të 15-të dhe të fundit.












