Qeveria e Izraelit bllokon Al Jazeera-n

Qeveria e Izraelit bllokon Al Jazeera-n

Qeveria izraelite ka votuar unanimisht për të mbyllur frekuencën e transmetimit të kanalit Al Xhazira në Izrael. Lajmin e njoftoi vetë kryeministri Netanjahu. 

Qeveria ka votuar unanimisht për mbylljen e zyrave vendore të transmetuesit Al Jazeera në pronësi të Katarit. Vendimi hyn në fuqi menjëherë. Reporterët e Al Xhazirës dëmtuan sigurinë e Izraelit dhe nxitën urrejtje kundër ushtarëve tanë. Është koha për të hequr zëdhënësin e Hamasit nga vendi ynë, tha Netanjahu.

Sipas medieve në Tel Aviv, urdhëri i qeverisë mund të përfshijë përveç heqjes së frekuencës edhe mbylljen e zyrave të këtij kanali në Izrael, konfiskimin e pajisjeve të transmetimit, si edhe bllokimin e faqeve të internetit të tij, ndër masa të tjera, thuhet në deklaratë.

Kjo është hera e parë që Izraeli mbyll një media të huaj lajmesh në vend. Deri më tani nuk ka pasur një reagim zyrtar nga ana e Al Xhazirës. Më herët, media ka akuzuar kryeministrin Netanjahu për shpifje që kanë rrezikuar jo vetëm reputacionin e medias, por edhe sigurinë dhe të drejtat e punonjësve të saj në mbarë botën.

Kjo masë drastike e qeverisë së Izraelit vjen një muaj pasi në Tel Aviv kaloi një ligj që e lejon qeverinë të ndalojë rrjetet e huaja që perceptohen si kërcënim për sigurinë kombëtare.

Mediet amerikane shkruajnë se ky vendim i qeverisë Netanjahu kërcënon të rrisë tensionet me Katarin në një kohë kur qeveria e Dohas po luan një rol kyç në negociata për të ndalur luftën në Gaza, së bashku me Egjiptin dhe Shtetet e Bashkuara. Al Jazeera është një nga mediat e pakta ndërkombëtare që ka raportuar nga Gaza gjatë gjithë luftës duke akuzuar Izraelin për masakra, ndërkohë që Tel Avivi e akuzon si bashkëpunëtore të Hamasit.

Al Jazeera, e cila financohet nga qeveria e Katarit, është mbyllur ose bllokuar edhe nga qeveri të tjera në Lindjen e Mesme si Arabia Saudite, Jordania, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahreini.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy