Riaktivizohet zjarri në pyllin me pisha në Kraps të Fierit, flakët kanë përfshirë dhe disa banesa

Riaktivizohet zjarri në pyllin me pisha në Kraps të Fierit, flakët kanë përfshirë dhe disa banesa

Riaktivizohet sërish zjarri në pyllin me pisha në Kraps të Fierit. Burimet bëjnë me dije se flaket po përhapen me shpejtësi për shkak të terrenit dhe erës së fortë që favorizon shtrirjen e tyre në një sipërfaqe më të gjerë. Përveç sipërfaqeve me pisha dhe ullinj , flakët kanë përfshirë edhe disa banesa në zonën e sipërme të fshatit të cilat ndodhen në afërsi te pyllit. Sipas banorëve mund të jenë djegur edhe bagëti. 4 vatra zjarri janë aktualisht aktive, 2 në Kraps ku pritet helikopteri, 1 vatër pranë fshatit Kreshpan dhe në Ndernenas të Libofshës ku është përfshirë nga flakët një kabinë elektrike. Sipas raportimeve paraprake, dy banesa janë shkrumbuar nga flakët në Kraps Drejtori i zjarrfikëseve në bashkinë Fier, Zija Hyka pohon se situata është e vështirë .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy