Tensionet në veri/ Arifi: Me ardhjen e Lajçak e Escobar do të ketë zgjidhje të përkohshme, improvizim deri në problemin e radhës (VIDEO)

Tensionet në veri/ Arifi: Me ardhjen e Lajçak e Escobar do të ketë zgjidhje të përkohshme, improvizim deri në problemin e radhës (VIDEO)

Të dërguarit amerikan dhe evropian për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak pritet të qëndrojnë sot në Prishtinë dhe nesër në Beograd, për të nxitur palët të ndërmarrin hapa për të shtensionuar situatën në veri të Kosovës, ku për më shumë se një javë po mbahen protesta para ndërtesave të komunave.

Lidhur me këtë analisti Dritëro Arifi, profesor i shkencave politike, në një intervistë për MCN live, vlerëson se vizita e sotme e zyrtarëve të lartë do të ndikojë në shtensionimin e situatës, edhe pse paraprakisht janë dhënë propozimet konkrete për të dyja palët.

Ardhja e tyre sot është në e një rëndësie shumë të madhe sepse e shtensionon situatën, sepse palët presin propozime konkrete edhe pse ato veç janë dhënë publikisht që duhet të ndalen protestat, të shtensinohet situata, të largohet njësia speciale nga godinat e komunave, dhe kryetarët e rinj të katër komunave të ushtrojnë detyrën e tyre në vend tjetër dhe në një fazë të mëvonshme të organizohen zgjedhje të reja.

Por duhet kuptuar që krejt problemi nuk ka ndodh se Kosova i ka bërë disa gabime ne hapa, porse Serbia është ajo e cila nuk ka dashur të respektoj marrëveshjen e Ohrit dhe Brukselit, sepse partitë në veri nuk kanë dashur që të marrin pjesë në zgjedhje.

Pala serbe e ka keqpërdoru këtë lirinë e madhe që e kanë për ta kthyer në çështje etnike dhe politike e cila nuk ka qenë e tillë, por kuptohet se direktivat vijnë nga Beogradi.

Tutje Arifi thotë se pas këtyre vizitave, do të ketë zgjidhje të përkohshme, porse jo të përgjithshme.

Me zgjidhje të përkohshme nënkuptohet që Kurti në heshtje është zbrazur dhe në heshtje do të pranoj zbrazjen, pra pa e bërë të madhe në kuptimin e asaj që do ti thotë kryetarve që të tërhiqen nga ato vendime dhe të tërhiqen nga godinat dhe të ushtrojnë detyrën e kryetarit nga ndonjë vend tjetër alternativ, pra në heshtje do ta bëjë këtë.

Kjo është ajo taktika e Vetëvendosje, që merr hap të madh pastaj tërhiqet prapa.

Prandaj po them se do duhej të ishte më i logjikshëm dhe më i saktë se çfarë rezultati do duhej të prodhojë një vendim i till,. Duket që nuk e kanë analizuar një vendim të tillë që do prodhohej dhe kjo është gjendja.

Sipas tij, këto janë improvizime deri në problemin e radhës në veri të Kosovës.

Por pavarësisht kësaj, qasja e perëndimit në dialog është shumë i gabuar sepse kjo nuk po e zgjidh problemin.

Këto janë improvizime që po mundohet perëndimi vetëm që ta stabilizojë situatën por jo për ta zgjidhur problemin. Dhe kjo do të jetë një improvizim deri në problemin e radhës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy