I ftohti polar 'pushton' vendin, parashikimi i motit për sot

I ftohti polar 'pushton' vendin, parashikimi i motit për sot

Masat ajrore me origjinë polare do të diktojnë orët e para të ditës mot të kthjellët por ekstremisht të ftohtë në të gjithë vendin tonë.

Parashikohet që pasditja dhe kryesisht mbrëmja të shtoj vranësirat në jug-juglindje por nuk priten reshje. Sipas meteoalb, temperaturat e ajrit do të vijojnë të jenë negative gjatë gjithë 24-orëshit në zonat lindore.

Temperaturat e ajrit ulen sërisht në vlerat minimale dhe maksimale duke luhatur vlerat ditore nga –12°C deri në 8°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi verilindor, kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim  3-4 Ballë.

Kosova

Moti i kthjellët dhe i ftohtë do të dominojë në të gjithë vendin gjatë orëve të paradites. NDERSA pasditja do të sjellë kalime vranësira nëpër  territor, më të dukshme në zonat veri-verilindore të vendit duke rrezikuar ndonjë reshje dëbore.

Maqedonia e Veriut

Mëngjesi mbete me vranësira të shpeshta në MV. Por duke ju afruar mesditës do kemi intervale me kthjellime dhe rënie e ndjeshme e temperaturave të ajërit. Të cilat do të bëjnë që ngricat të jenë prezente dhe problematike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy