Vlora është përballur këtë të diel me një trafik të rënduar në akset kryesore të qytetit.
Dynjdja e pushuesve vendas dhe të huaj drejt Vlorës ka sjellë një 'paralizim' të qytetit. Akset në të cilat ka trafik të rënduar janë Lungomaredhe rruga Transballkanike, ndërsa bëhet me dije se aksi më problematik mbetet ai Vlorë-Orikum nga zona e Ujit të Ftohtë deri pranë Radhimës.
Sipas informacioneve nga korrespondenti i MCN Tv në Vlorë, duhen më tepër se dy orë për të përshkruar këtë aks rrugor. Ndërhyrja e policisë rrugore dhe asaj rë rendit është e pamjaftueshme për të zhbllokuar trafikun dhe për të orientuar pushuesit.
Byepassi i Vlorës mbetet jashtë funksionit deri në korrik, ndërsa për ironi të fatit trafiku në Vlorë vjen pikërisht në ditën pa makina.



