Në Itali në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 19.903 persona nga 196.439 teste të kryera gjithsej. Në krahasim me një ditë më parë ka një rritje me mbi 1 mijë edhe pse sot ka më pak teste.
Sakaq numri i të prekurve që prej fillimit të pandemisë ka kapur shifrën e 1.825.775 persona.
Ndërkohë lajmi i mirë është se sot ka një ulje të konsiderueshme të numrit të viktimave. Sipas autoriteteve shëndetësore këtë të shtunë 649 persona humbën jetën kundrejt 761 të një ditë më parë.
Gjithsesi duke i shtuar edhe viktimat e sotme që prej fillimit të pandemisë në Itali kanë humbur jetën mbi 64 mijë persona.



