Xhadat/ Sinjalistika horizontale në Tiranë në shkelje të rregullores së Kodit Rrugor

Xhadat/ Sinjalistika horizontale në Tiranë në shkelje të rregullores së Kodit Rrugor

 

 

Xhadat kanë dalë dhe kanë bërë një vëzhgim të tabelave rrugore nëpër Tiranë. Lartësia e detyrueshme prej 220 cm për tabelat nuk është respektuar. Sipas nenit 166, pika 9, të Rregullores së Kodit Rrugor, edhe rregullat për semaforët në qendrat urbane janë shkelur.

 

Kodi detyron pronarin e rrugës që lartësia e semaforëve të jetë jo më poshtë se 2 metra dhe jo më lart se 3 metra, por edhe kjo kërkesë nuk është zbatuar. Semaforët në kryqëzimet e Tiranës janë në lartësi shumë të ulët.

 

Kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit dhe zona e Brrylit rezultojnë ndër më problematiket për sa i përket semaforëve.

 

Specialisti Gëzim Hoxha, ekspert për aksidentet rrugore, shprehet për ‘Xhadat’ se pronari i sinjalistikës në Tiranë është Bashkia e Tiranës, e cila, sipas tij, nuk e ka përmbushur misionin për të cilin është votuar.

 

Sipas ekspertit, këto problematika përbëjnë rrezik për përdoruesit e automjeteve dhe për këmbësorët. Ai shton se kjo ka qenë problem edhe për shumë turistë dhe mund të jetë një nga arsyet pse ndodhin aksidente me pasoja të rënda apo fatale.

 

Xhadat shkuan në Bashkinë e Tiranës për të marrë një përgjigje, pasi Bashkia e Tiranës është edhe enti pronar i rrugës. Neni 55, pika 1, detyron entin pronar të rrugës të kontrollojë dhe të korrigjojë këto problematika.

 

Gazetari Bledi Naska arriti të sigurojë numrin e zëdhënësit pranë recepsionit të Bashkisë. Ai e telefonoi zëdhënësin, por numri i telefonit që iu dha nga Bashkia e Tiranës rezultoi i mbyllur.

 

Më pas, Xhadat i dërguan me email një kërkesë Bashkisë së Tiranës:

 

"I kërkojmë Bashkisë së Tiranës informacion në lidhje me konstatimet e bëra nga emisioni ynë. A ka grupe që konstatojnë këto dhe shkelje të tjera? A do të merren masa për ndërhyrje dhe korrigjimin e kësaj problematike?”

 

Pak javë më parë, Xhadat dolën sërish në një vëzhgim në Tiranë dhe konstatuan shumë probleme me sinjalistikën horizontale. Ata shkuan edhe një herë në Bashkinë e Tiranës, por përsëri nuk morën përgjigje.

 

Megjithatë, dolën përsëri në terren për të parë nëse kishte ndryshuar ndonjë gjë. Në qendër të qytetit të Tiranës, sidomos në zonën e ish-Bllokut, problematikat me sinjalistikën horizontale vazhdojnë të jenë të pranishme. E njëjta situatë e pandryshuar konstatohet edhe me semaforët.

 

Në rrugët e Tiranës hasen edhe tabela qesharake, si ajo me mbishkrimin: “I can’t STOP loving you”.

 

Para pak kohësh mbërriti edhe përgjigjja në redaksi nga Bashkia e Tiranës. Sipas Xhadat, Bashkia nuk jep pothuajse asnjë shpjegim konkret, përveç formulimeve të përgjithshme. 

 

Në një pjesë të përgjigjes thuhet se puna është kryer, ndërsa në fund pretendohet se nuk është kompetencë e Bashkisë të merren masa penalizuese. Sipas emisionit, kjo është thjesht një mënyrë për t’iu shmangur përgjegjësisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy