Konferenca e Dytë Ndërqeveritare me BE/ Deliu: Kapitull problematik mbrojtja e konsumatorit. Integrimi i Shqipërisë pas 2030-ës i mundur (VIDEO)

Konferenca e Dytë Ndërqeveritare me BE/ Deliu: Kapitull problematik mbrojtja e konsumatorit. Integrimi i Shqipërisë pas 2030-ës i mundur (VIDEO)

Ekspertja e integrimit Nirvana Deliu foli në edicionin e lajmeve në MCN TV mbi Konferencën e Dytë Ndërqeveritare me BE-në që do të mbahet më 15 tetor. Ajo vë në dukje se grup-kapitujt 23-23 do të mbyllen të fundit, ndonëse hapen të parët.

Deliu, duke iu referuar raportit të vjetshëm, tha që kapitulli më problematik i Shqipërisë është mbrojtja e konsumatorit dhe shëndeti publik.

Kjo konferencë vjen më shumë rëndësi, pak e vonuar në fakt. Do ketë përfaqësues si nga shteti shqiptar, por edhe të BE-së, komisioni dhe shtetet anëtare. Do bëhet çelja zyrtare e grup-kapitullit të parë, 5 kapitujve të parë. Për të ardhur deri këtu kemi bërë një punë për hapjen e piketave hapëse. Kemi pasur 3 detyra shtëpie, dy udhërrëfyes që lidhen me shtetin e të drejtës dhe reformën e administratës publike, dhe një udhërrëfyes jo të detyruar mbi funksionimin e institucioneve demokratike, që lidhen me zgjedhjet, Kuvendin dhe shoqërinë civile. Në konferencën e dytë shteti shqiptar shkon në pozicion negociues për 5 kapitujt e parë. Presupozohet që me hapjen e këtij grup-kapitulli fillon puna për hapjen e grup-kapitullit tjetër. Kemi 6 grup-kapituj në total, 33 kapituj. Do ishte mirë që çdo vit të hapnim një grup-kapitull. Grup-kapitujt 23, 24, do të mbyllen të fundit, edhe pse hapen të parët. Në raportin e vjetshëm, ne kemi në pjesën më të madhe të kapitujve një progres mesatar. Një nga kapitujt më problematik është mbrojtja e konsumatorit dhe shëndeti publik. Kemi një BE me disa ndryshime. Do të shikojmë si kjo do ndryshojë në politikën e zgjerimit. Ne kemi detyrat tona, reformat që duhet të ndërmarrim”.

E pyetur se kur mund të integrohet Shqipëria në BE, Deliu tha: “2028 do ishte shumë futuriste për ta menduar që mund të futemi në BE, 2030-ta mund të ishte deri diku e pamundur. Disa vite pas 2030-ës s’do ta shikoja të pamundur, nëse do vazhdonim me reformat”.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy