Votimet për balotazh në primaret e Berishës në 5 bashki deri në 15:00: Në Fier vetëm 750 votues

Votimet për balotazh në primaret e Berishës në 5 bashki deri në 15:00: Në Fier vetëm 750 votues

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton se votimet për balotazh për Primaret në 5 Bashki po shkon normalisht.

Pjesëmarrja deri në orën 15.00 është si më poshtë vijon: Mirditë:  506 votues, Dibër:  850 votues, Mat: 615 votues, Librazhd:  500 votues dhe Fier 750 votues.

Procesi i votimit mbyllet në orën 18.00, por degët janë udhëzuar nga KOKOE që të vijojnë nëse ka ende në radhë, anëtarë apo simpatizantë në Qendrat e Votimit.

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale fton të gjithë anëtarët e simpatizantët e degëve të mësipërme qe ende s’kanë votuar, të bëhen pjesë e këtij procesi të rëndësishëm të PD e me votë të zgjedhin kandidatin e PD për Bashki.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy