
Çfarë i dallon njerëzit më të pasur? Në përgjithësi mund të themi rrobat që veshin, gjuha e tyre (verbale, por edhe e trupit), aksesorët, ora, makina ose vendet që frekuentojnë. Por në jetën e përditshme shpesh mashtrojnë: në fund të fundit, edhe një futbollist multimilioner mund të veshë një bluzë shumë të thjeshtë, ashtu si ata që zgjedhin modë dhe janë mësuar të hanë në restorantet më të famshme mund ta bëjnë këtë lehtësisht edhe pa sigurinë e një llogarie të mbushur në bankë.
Por kini kujdes, sepse sipas një grupi ekonomistësh nga Universiteti i Çikagos mund të keësh një ide nëse një person i përketë kategorisë së të pasurve, vetëm lidhur me një markë specifike. Dhe për çfarë bëhet fjalë? Celulari, ose më mire ‘smartphine’, i cili për më të pasurit nuk është tjetër veçse iPhone. Modeli i fundit, për të qenë i saktë, ose më i shtrenjti nga Apple. Rezultati i këtij studimi u botua në Byronë Kombëtare të Kërkimeve Ekonomike.
Padyshim që të kesh një iPhone nuk do të thotë të jesh ndër njerëzit më të pasur në botë, megjithatë ‘smartphone’-t e Apple duket të jenë një tregues doemthënës për të ardhurat e një personi. "Në dritën e të dhënave të mbledhura gjatë viteve, asnjë markë nuk e ka treguar veten të jetë aq e lidhur me një pagë të lartë sa Apple, veçanërisht me iPhone", thuhet në studim.
Në 69% të rasteve, në fakt ka një lidhje të drejtpërdrejtë mes zotërimit të modelit të fundit të iPhone në treg dhe një llogarie bankare/të ardhurave të konsiderueshme mujore. Sigurisht, kjo është ende një e dhënë, dhe jo një provë përfundimtare: sipas hulumtimit, në fakt, 31% e mirë atyre që zotërojnë modelin e fundit të Apple janë punonjës me pagë mesatare, të gatshëm të bëjnë disa sakrifica vetëm për të pasur smartphone-in e lakmuar në duart e tyre. Hulumtimet sugjerojnë se iPad është gjithashtu pjesë e detajeve dalluese të më të pasurve: një shenjë tjetër se si Apple është mes markave të preferuara të atyre që fitojnë më shumë.
Burimi GQ Italia



