
Jeta e pacientëve në Shqipëri vijon të kërcënohet nga cilësia e barnave që përdorin.
Auditimi i kryer nga Kontrolli i Lartë i Shtetit konstaton se “Ligji i Barnave” është jofunksional.
Sipas gjetjeve, Agjencia Kombëtare e Kontrollit të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore nuk ka kryer kontrolle për garantimin e cilësisë së ilaçeve, duke cenuar rëndë shëndetin e pacientëve.
Po ashtu, është identifikuar, që në spitalet publike përdoren ilaçe të skaduara.



