
Komisioni i Posaçëm parlamentar për “Reformën Administrativo-Territoriale” është mbledhur ditën e sotme.
Grupi parlamentar demokrat i “Alibeajt” ka propozuar rritje të numrit të bashkive nga 61 që është aktualisht, në 94 bashki.
Po ashtu ata kanë kërkuar që të ulet numri i banorëve për njësi vendore ulet nga 75 mijë në 50 mijë.
Megjithatë, vlen për t’u theksuar që mazhoranca është shprehur kundër ndryshimit të hartës territoriale.
Propozimet e grupit “Alibeaj”
Nga 61 bashki që është sot, shkon në 94 bashki
Ulet nga 75 mijë në 50 mijë numri i banorëve për njësi vendore
Ulet nga 471 km2 në 315 km2 sipërfaqja mesatare për njësi vendore
Rritet nga 61 kryetarë në 94 kryetarë numri i të zgjedhurve vendorë. Numri i këshilltarëve rritet nga 1607 në 2114
Numri i bashkive për qark rritet nga 5.1 bashki në 7.4 bashki.



