Lehtësohen masat antiCovid/ Hiqet ora policore në Kosovë, studentët kthehen në Universitet

Lehtësohen masat antiCovid/ Hiqet ora policore në Kosovë, studentët kthehen në Universitet

Më uljen e dukshme të rasteve të të infektuarve me Covid-19, Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka propozuar lehtësimin  e masave antiCovid.

Zëdhënësja e Qeverisë së Kosovës, Antigona Baxhaku ka konfirmuar se kanë propozuar që të hiqet ora policore për komunat që janë në zonë të kuqe.

“Është propozuar heqja e orës policore, nuk do të ketë kufizim të lëvizjes. Studentët po ashtu do të mbajnë mësim në objektet e fakulteteve, kurse bizneset që janë në zonë të kuqe do të lejohen të punojnë deri në ora 22:00”, tha ajo.

Në 24-orët e fundit në Kosovë janë konfirmuar 307 raste të reja me koronavirus, kurse numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 1 mijë e 532. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy