Triumf minimal në Andorrë, Partizani fiton aktin e parë

Triumf minimal në Andorrë, Partizani fiton aktin e parë

Partizani ka fituar minimalisht ndeshjen e parë në transfertë ndaj Atletic Escaldes, në sfidën e vlefshme për turin e dytë të Conference League. Të kuqtë iu falën golit të Mba, të shënuar në minutën e 53-të, pas një gafe të portierit vendas. Ky i fundit u shfaq i përgjumur, teksa mbajti topin më shumë sesa duhej dhe sulmuesi i Partizanit përfitoi, duke rrëmbyer topin për ta dërguar më pas në rrjetë. Kampionët e Shqipërisë, kishin edhe disa raste të tjera shënimi, me Carën, Da Silvën dhe Taipin, por nuk i shfrytëzuan për ta dërguar topin në rrjetë. Me këtë fitore në Andorrë, Partizani shkon i qetë në ndeshjen e kthimit, që do të luhet pas një jave në Shqipëri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy