Shembjet me tritol/ Topuzi: Jo adekuate në mes të një sezoni. Problemi kryesor i turizmit, ndërtimet pa kriter dhe zaptimet (VIDEO)

Shembjet me tritol/ Topuzi: Jo adekuate në mes të një sezoni. Problemi kryesor i turizmit, ndërtimet pa kriter dhe zaptimet (VIDEO)

Sot, në Radhimë, u përdorën 32 kilogramë tritol për të hedhur në erë një ndërtesë tre-katëshe të ndërtuar pa leje.

Këtë situatë, kreu i Shoqatës së Operatorëve Turistikë, Zak Topuzi, e sheh si jo adekuate, sidomos në mes të këtij sezoni, i cili është mjaft problematik. 

Në një lidhje për edicionin e lajmeve në “MCN TV”, ai theksoi se ndodhia e tillë në sezonin turistik është e papërshtatshme dhe ndikon negativisht në imazhin e vendit, veçanërisht kur sektori i turizmit po përballet me vështirësi.

Ndërhyrjet e tilla në sezon turistik nuk janë të mira, aq më tepër në një periudhë që ka probleme me turizmin e detit dhe të rërës. 

Po flasim për një situatë që është përkeqësuar dhe përgjegjësia nuk është vetëm individuale, por edhe e institucioneve shtetërore që kanë lejuar ndërtimet pa leje. 

Ndërkohë, ka pasur edhe abuzime nga bizneset që kanë përfituar nga periudha e qetë dhe mund të kenë paguar ‘në dorë’ për të ndërtuar, duke besuar se do të përfitojnë nga kjo.

Në një moment të caktuar, shteti zgjohet dhe sigurisht që për zonën e Vlorës nuk është pozitive, pasi një lajm i keq përhapet shumë më shpejt se një lajm i mirë.

 Kjo situatë mund të krijojë probleme të mëdha për imazhin e turizmit.

Duke përmbledhur këto fakte, Topuzi renditi disa nga problematikat që kanë bërë këtë sezon akoma më të vështirë dhe jo të qëndrueshëm. 

Një nga problemet kryesore për zhvillimin e turizmit janë ndërtimet pa kriter, shkelja e rregullave teknike dhe zaptimi i hapësirave publike. 

Kjo ka sjellë një pamje të paqartë dhe të pakëndshme, duke ndikuar negativisht në turizmin dhe zhvillimin e qëndrueshëm të tij.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy