Bozdo shpjegon bashkëpunimin PD-LSI: Na detyrojnë rrethanat

Bozdo shpjegon bashkëpunimin PD-LSI: Na detyrojnë rrethanat

Sekretari organizativ i PD-së, Enno Bozdo, e shpjegon bashkëpunimin opozitar me LSI-në duke u shprehur se PD-ja nuk është në kushtet kur duhet t’i mbyllë derën atyre që janë rreshtuar pas aj. Në një intervistë për GSH, Bozdo thotë se bashkëpunimi me LSI-në si dy parti opozitare nuk është i lehtë, por Ii përcaktuar nga rrethanat e rënda në të cilat ndodhet vendi.

“PD-ja është  flamurtare e luftës kundër krimit të  organizuar që  po qeveris vendin, e luftës kundër drogës dhe parave të  saj që  po kapin çdo institucion, e përballjes me kryeministrin Rama që  me qeverisjen e tij i ka futur shqiptarët në  krizën më  të  madhe të  besimit pas asaj që  shkaktoi regjimi totalitar i Hoxhës. PD dhe vetëm PD ka të  drejtën morale ta mbajë  lart këtë  flamur, për shkak të  opozitës së  saj dhe memories historike që  mbart. Për këto çështje kaq madhore, PD nuk mund t`i mbyllë  derë n askujt që  do t`i bashkë ngjitet kësaj kauze. Ky nuk është  një  “bashkëpunim i lehtë “, siç e quani ju. Ky është  një  bashkëpunim i përcaktuar nga rrethanat ekstremisht të  rënda ku ndodhet vendi. PD-ja nuk mund të  sillet si fëmijë egoist që  përjashton këdo nga lodrat e veta, sepse opozitarizmi në  këto rrethana është  vital. PD-ja duhet të  tërheqë  pas vetes të  gjithë, madje edhe socialistët e ndershëm që  nuk janë  dakord me Ramën dhe qeverisjen e tij, e jo më  t`i mbyllë  derën atyre që  janë  rreshtuar pas saj! E keqja nuk mundet me slogane, por me forcën që  rrethanat diktojnë. Fitorja e kësaj kauze eshtë në rrafshin politik, fitore e PD-së. Në rrafshin shoqëror, e të  gjithë  shqiptarëve!”, thotë ai.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy