SPAK ‘mësyn’ te Dulaku/ Lala: Hetimi lidhet me investimin në portin e Limionit. Kontroll banesës dhe telefonit të biznesmenit

SPAK ‘mësyn’ te Dulaku/ Lala: Hetimi lidhet me investimin në portin e Limionit. Kontroll banesës dhe telefonit të biznesmenit

Oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) kanë zhvilluar një operacion kontrolli në ambientet e biznesmenit të njohur Artan Dulaku, si pjesë e një hetimi të nisur nga SPAK. Kontrollet janë kryer në zyrat e kompanisë ETC dhe në banesën në pronësi të tij.

Gazetarja e kronikës Klodiana Lala, në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, bëri të ditur se hetimi është në kuadër të një çështjeje që ka lidhje me investimet në portin e Limionit në Sarandë, një pronë ish-ushtarake që është vendosur nën hetim prej disa vitesh.

Ka një hetim të nisur rreth dy vite më parë që lidhet me bazën e Limionit dhe pronat e ushtrisë. 

Porti është kaluar me koncesion. Njëra nga kompanitë, është e zotit Dulaku prandaj SPAK ka bërë kontroll në ambientet e zotit Dulaku, ka bërë edhe kontroll personal. Në kuadër të kësaj çështje penale, është kontroll në banesë dhe kqyrje celulari të biznesmenit. Ka kontrolluar edhe Genard Kastratin. Momenti kryesor është përfshirja e zyrtarëve të lartë. Përveç faktit që nuk është nxjerrë nga plani i përhapjes. 

Fakt është që gjykata ka miratuar kërkesën e Prokurorisë për kontroll personal, banese dhe zyrës në kuadër të këtij hetimi. Ka konstatuar, se janë mbledhur të dhëna që implikojnë zyrtarë të lartë. Do të shihet edhe roli i biznesmenëve. Pala mund të ketë pretendimet e veta, është çështja e tyre. 

Përveçse dyshimeve për zyrtarët, ka dyshime që shkojnë në drejtim të biznesmenëve.

Për shkak të përfshirjes së zyrtarëve të lartë në këtë çështje, prokuroria ka intensifikuar hetimet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy