Vrasja e 32 vjeçares në Durrës/ Shkon në tre numri i të arrestuarve, pranga të riut që shfrytëzonte për prostitucion 15-vjeçaren

Vrasja e 32 vjeçares në Durrës/ Shkon në tre numri i të arrestuarve, pranga të riut që shfrytëzonte për prostitucion 15-vjeçaren

Një tjetër person ka rënë në prangat e policisë së Durrësit në kuadër të vijimit të hetimeve për ngjarjen e ndodhur dy ditë më parë në Durrës, ku një 32-vjeçare është gjetur e pajetë poshtë Urës së Dajlanit. Në kuadër të këtyre hetimeve ka shkuar në tre numri i të arrestuarve, ku këtë të premte në pranga është vënë edhe një 24-vjeçar i cili është kallëzuar penalisht nga 15- vjeçarja që është nën hetim nga policia e Durrësit në lidhje me vrasjen e Luljeta Prezës, se i riu e ka shfrytëzuar për prostitucion. “Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin E. P., 24 vjeç, banues në Durrës, pasi më datë 02.08.2023, ka kallëzuar shtetasja 15 vjeçe, e proceduar në gjendje të lirë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, ditën e djeshme, në kuadër të operacionit policor të koduar “Deluzion”, se gjatë kohës që ka bashkëjetuar me shtetasin E. P., ky i fundit e ka shfrytëzuar për prostitucion”. Ndërkohë një ditë më parë në lidhje me këtë ngjarje janë arrestuar edhe shtetasit Aldo Ibrahimi dhe Ylli Grabovari të cilët janë akuzuar si autorët e vrasjes së 32-vjeçares dhe janë proceduar penalisht edhe 3 shtetase mes të cilave një 15-vjeçare. Kjo ngjarje ka ndodhur për shkak se viktima nuk ka pranuar që të japë të gjithë fitimet që merrte nga aktiviteti seksual që ajo ushtronte në këtë zonë. Ndërkohë vijon puna për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje të rëndë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy