Historiani Olsi Jazexhi tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e MCN Live se po hyhet në fazën e tretë të luftës amerikano-iraniane.
Hormuzin e kontrollon Irani. Amerikanët mund të bëjnë çfarë të duan, nuk e marrin dot kontrollin. Trump i kërcënoi iranianët duke thënë që kemi 1 mijë raketa të stacionuara kundër jush, kemi përsëritje të asaj që ka ndodhur nga data 28 shkurt.
Goditjet amerikane dhe iraniane nuk janë më sikur kanë ndodhur në javët e kaluara, por deklaratat e presidentit amerikan që tha ‘për mua nuk ka më marrëveshje mirëkuptimit’ duket sikur po nis luftën e tretë amerikano-iraniane.
Kemi përshkallëzim të luftës. Nëse Trump nuk do të trembet nga rritja e çmimit të naftës, ka mundësi të shohim luftë disa ditore mes palëve.



