Ekuador, të burgosurit mbajnë peng dhjetëra roje

Ekuador, të burgosurit mbajnë peng dhjetëra roje

Dhjetëra roje burgu në Ekuador po mbahen kundër vullnetit të tyre nga të burgosurit në pesë burgje të vendit. Lajmin e ka konfirmuar përmes një deklarate shërbimi i burgjeve të vendit, Snai. Të burgosurit i morën peng rojet pas një përleshje vdekjeprurëse mes bandave në burgun e Guayas, që la gjashtë të vdekur në fundjavë. Po ashtu në deklararatë Snai bën me dije se të burgosurit në shumë burgje të Ekuadorit kanë hyrë ne grevë. Përleshjet në burgun Guayas në qytetin port të Guayaquil ndodhën të shtunën mbrëma. Zyrtarët thanë se anëtarët e dy bandave rivale u përballën me njëri-tjetrin, duke lënë gjashtë të vdekur dhe 11 të plagosur. Trazirat u përhapën më pas në burgje të tjera në të gjithë vendin. Guvernatori i provincës Azuay, Consuelo Orellana tha se 53 roje burgu po mbaheN peng vetëm në burgun Turi në qytetin e Cuenca. Shërbimi i burgut tha se po bëhet çdo përpjekje për t'i liruar pengjet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy