‘Alo Gjermania’, gazetari Flori Thomaj analizon lojtarët dhe tregon historitë e pathëna të futbollistëve të Kombëtares

‘Alo Gjermania’, gazetari Flori Thomaj analizon lojtarët dhe tregon historitë e pathëna të futbollistëve të Kombëtares

Gazetari Flori Thomaj i ftuar në “Zgjohu me MCN” ka treguar disa nga historitë e pathëna të futbollistëve të kombëtares. Duke analizuar lojtarët përtej futbollit, Thomaj ka lënë nga një koment për të gjithë çunat e kombëtares me të cilët ka nga një histori.

Kam ide për banderola të veçanta. Fillimisht kam pasur një ide vetëm, dhe duke qenë se kam disa faqe në rrjete sociale që bëj video nga jeta ime ku shkoj dhe pata një ide për një banderolë të veçantë. Pyeta në ato rrjete dhe pati shumë ide të bukura dhe më e veçanta ishte ‘uno kryqzimo, duo krzqimo...’ Ka qenë ndeshja me Poloninë kur e çova në stadium dhe ishte me fat se kombëtarja shënoi dy gola. Ndërsa ‘alo Gjermania’ është me prefiksin e Shqipërisë për të treguar që po ju marrim nga Shqipëria.

Më tej ai tregon se futbolli është pasioni i tij duke qenë dhe një tifoz i flaktë i kombëtares shprehet se i njeh shumicën e lojtarëve dhe nga afër për të cilët ka dhe nga një histori.

Me shumicën e lojtarëve kam kontakt dhe videot i bëj me lojtarët shqiptarë. Kjo ka ndikuar të jesh afër me lojtarët dhe tifozët. Kam shumë miq virtualë që bisedoj.

Mario Mitaj- më ka surprizuar është i ri dhe po bën paraqitje shumë të mira. Është surprizues, erdhi si lojtar i ri po spikati shumë.

Daku- është një nga lojtarët që e ka dashur më shumë këtë fanellë. Ai ka një tatuazh të veçantë në krahun e djathtë ‘Katana 138’, me kuptim, i fundit që shkeli kufirin Kosovë-Shqipëri.

Ozuni- Myrto është nga berati dhe kam shumë histori me të.

Kumbulla- nuk kam pasur shumë kontakt sepse ka qenë i dëmtuar këto 7-8 muaj e fundit.

Roshi- është fierak e kam takuar për herë të parë kur kam shkuar në stadium. Roshi ka një pasion të madh për makinat sportive. Roshi nuk është i shpejtë vetëm në fushë.

Qazim Laçi- ka qenë ndeshja me Moldavinë dhe isha aty te pjesa ku dalin gazetarët dhe po kalonte ai erdhi më takoi menjëherë pas ndeshjes. Më tha do ta jap fanellën, po i thash, pastaj tha po se kam të jap tutat, mirë i thash. Edhe sot nuk i kam larë dhe i vesh çdo ditë.

Abrashi- një nga lojtarët e brezit të evropianit por ka një vit që nuk luan me kombëtaren.

Muja- më ka prishur parashikimin e fundit.

Ismajli- nuk luajti ishte në tribunë për shkak të një dëmtimi. Urime i thash dhe ti je pjesë e kësaj fitore dhe ai mu kthye me shkrimin e banderolës sime.

Ajeti- kur vesh fanellën e kombëtares është gjithmonë i shkëlqyer.

Broja- dikur për të kam bërë një banderolë, ta hupi topin tik a taka si Broja. Është pak i tërhequr.

Sadiku- më ka një fanellë borxh. Kur erdhi herën e fundit këtu dhe luajti me kombëtaren ma premtopi, por nuk ka ardhur më dhe akoma se kam marrë. Një nga dëshirat e mia është të bëj koleksionin e fanellave të kombëtares.

Gjimshiti- me Beratin kam një moment të veçantë, kur ka humbur një rast me kokë, dhe thotë një nga ato frazat shqiptare, sharje tipike.

Muçi- një nga talentet më të mira që ka kombëtarja këtë herë i parashikova golin, ndoshta më jep dhe fanellën se e meritoj.

Seferi- të gjithë mendonin se nuk e meritonte kombëtaren, por ai tregoi të kundërtën me dy golat e shënuar.

Strakosha- është një nga lojtarët që shan shumë shpesh ndoshta ashtu shkarkon nervat.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy