"Pyetjet që dërgohen janë evazive", Ngjela: Opinioni i Venecias duhet të vlejë për GjK (VIDEO)

"Pyetjet që dërgohen janë evazive", Ngjela: Opinioni i Venecias duhet të vlejë për GjK (VIDEO)

Avokati Spartak Ngjela tha përmes një lidhje “Skype” me studion e lajmeve të MCN TV se se si rregull opinioni i Venecias duhet të vlejë për Gjykatën Kushtetuese, megjithëse mbetet për t’u parë se çfarë do të bëjë ky institucion.

Ngjela thotë se sipas eksperiencës së tij, pyetjet e dërguara tek Komisioni i Venecias kanë qenë evazive.

Si rregull nuk mund të ketë një deputet, një kryeministër në një vend demokratik që nuk respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese, pavarësisht se ajo nuk ka forcë ekzekutimi. Fakti që nuk e respekton do të thotë që është jashtë karakterit demokratik si kryeministër, ministër, deputet.

Si rregull duhet të vlejë opinioni i Venecias. Po se çfarë do bëjë GJK duhet ta presim. Ato shtete demokratike me parlament demokratik  nuk ka nevojë që të shkojë vendimi i Strasburgut ose gjykatave të tjera ndërkombëtare deri në Gjykatën  Kushtetuese, sepse e respektojnë  menjëherë.  Se ka vetëdije shtetërore. Pse kalojnë kështu këtu, këta nuk kanë vetëdije shtetërore, kanë vetëdije personale, ‘jam unë’ e dinë veten mbret absolut. Po shqiptarët do i votojnë? Nuk e di! Do jetë opozita t’i tregojë opinionit publik si veprojnë këta me forcën e shtetit.

Si rregull, sipas eksperiencës sime deri tani pyetjet kanë qenë evazive dhe herë-herë me dy kuptime. Kanë ardhur si pasojë e paaftësisë apo si pasojë e një dredhie politike pritet për t’u parë.

Jo nuk merr veprim antikushtetues, por tregon që ne jemi organ sovran. Do me thënë që një  analist i paanshëm thotë që Shqipëria po tregon drejt diktaturës. Gjykata Kushtetuese ka dalë si institucion jo vetëm për të mbrojtur Kushtetutën, por demokracinë, kur është formuar në Perëndim.

Mosrespektimi i Gjykatës Kushtetuese i cili është i arsyetuar duhet të rrëzohet me një arsyetim. Rrëzimi i Gjykatës Kushtetuese që është i arsyetuar juridikisht duhet ta çosh në një gjykatë ndërkombëtare.

Ti vetë nuk e ke aftësinë për të thonë jo, por ke detyrimin detyrimin për të thënë po. Detyrimi për të thonë 'po' nuk është ligjor, por sipas vullnetin tënd. Nëse ti nuk ke vullnet demokratik, nuk e pranon.

Kjo tregon që demokracia në Shqipëri është e çalë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy