Ndërron jetë djali i revolucionarit marksist Che Guevara

Ndërron jetë djali i revolucionarit marksist Che Guevara

Camilo Guevara March, djali 60-vjeçar i liderit revolucionar me origjinë argjentinase, Ernesto "Che" Guevara, ka vdekur.

Zyrtarët kubanë thanë se ai ndërroi jetë si pasojë e një ataku në zemër të shkaktuar nga mpiksja e gjakut në mushkëri.

Camilo Guevara i kushtoi një pjesë të madhe të karrierës së tij dokumentimit të jetës së babait të tij, i cili luftoi përkrah Fidel Kastros në revolucionin kuban.

Ai kundërshtoi përdorimin e imazhit të babait të tij për qëllime marketingu. Camilo është një nga katër fëmijët që Che Guevara kishte me gruan e tij të dytë, Aleida March.

Ndërsa motra e tij më e madhe Aleida mori rolin si zëdhënëse e familjes, Camilo drejtoi Qendrën e Studimeve Che Guevara në kryeqytetin kuban, Havana.

Camilo Guevara ishte pesë vjeç kur babai i tij u qëllua për vdekje në Bolivi, ku kishte udhëtuar për të ngritur një grup gueril.

Ai studioi drejtësi, por kaloi pjesën më të madhe të jetës së tij duke u kujdesur për dokumentet dhe relikeve të lëna pas nga babai i tij. I lindur në Argjentinë, Che Guevara pa dyshim u bë fytyra më e famshme e revolucionit kuban pasi iu bashkua vëllezërve Fidel dhe Raul Castro në luftën e tyre të suksesshme për të përmbysur qeverinë e Fulgencio Batista.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy