Aksioni i gjerë i Forcave Speciale paraditen e sotme ka përfunduar me arrestimin e një të kërkuari.
Sipas burimeve, është vënë në pranga një person, i cili kërkohej nga policia e Tiranës për vjedhje me dhunë. Burimet nuk bëjnë të ditur emrin e tij, por saktësojnë se gjatë operacionit është sekuestruar edhe një automjet.
Aksioni i Forcave Speciale në Elbasan nisi sot paradite, pas një takimi të drejtorit të Policisë, Haki Çako, me krerët e policisë së qytetit.
Pritet që detaje të tjera të jepen në orët në vijim nga Policia e Shtetit.



