
Është mbyllur pas më shumë se një ore protesta e 10-të e opozitës para Bashkisë së Tiranës.
Protesta e sotme e opozitës para bashkisë së Tiranës, është shoqëruar sërish me hedhje molotovësh drejt godinës së bashkisë.
Po ashtu protestuesit e mbledhur para bashkisë së kryeqytetit i kanë vënë zjarrin disa goma makinash, duke rikthyer tensionet.

Nga ana e saj edhe policia ka hedhur tymuese drejt protestuesve të cilët kanë çmontuar një pjesë të barrierës metalike. Kjo është protesta e dhjetë para bashkisë Tiranë, e nisur pas arrestimit të pesë drejtorëve të këtij institucioni në kuadër të aferës “5D”.



