Fakic: Dinamos i duhet kohë dhe do shikojmë kualitetet, objektiv është katërshja

Fakic: Dinamos i duhet kohë dhe do shikojmë kualitetet, objektiv është katërshja

Drejtori sportiv i Dinamo City, Haris Fakic, foli për MCN TV, pas dy fitoreve radhazi.

Fakic, deklaroi se objektivi është katërshja e parë, por nuk do të vendoset presion te skuadra, pasi tha se ndeshjet duhet te merren një nga një.

Sipas tij, skuadrës i duhet kohë, ndërsa shtoi se Dinamo duhet të mendojë edhe për sezonin e ardhshëm, jo vetëm për këtë aktualin.

Dy fitore shumë të rëndësishme. Dy fitore që na japin ritëm tjetër, sa i përket besimit për të ardhmen. Kundërshtarë shumë të vështirë për të fituar. Siç kanë shkuar rezultatet, të gjithë kemi qenë edhe për mbijetesë. Tani kjo qetësia do na bëjë mirë mendoj. Dinamo kishte presion rezultatesh që ndikonte vazhdimisht. Tani është një moment tjetër. Mund të shprehemi më lehtë dhe të luajmë mirë, siç ndodhi sot.

Jam i kënaqur me afrimet. Mendoj se kemi bërë afrime shumë të mira dhe cilësore. Koha do e tregojë këtë. Në ndeshjet në vijim, shtohet konkurrenca dhe do shikojmë një Dinamo më të fortë.

Dinamo si emër dhe si klub, duhet të ketë një objektiv. E kemi objektiv katërshen. E rëndësishme është që ekipi të fitojë stabilitetin, sepse vjen nga Kategoria e Parë. Tani lojtarët po njihen më mirë. E kemi kualitetin që të synojmë katërshen.

Unë shikoj lojtarët, në reparte në veçuara dhe mendoj se kemi nga lojtarët më të mirë në kampionatin tonë.  Dinamo ka kualitet dhe duhet të kursehemi pak me fjalë. Duhet respektuar çdo kundërshtar. Kemi pasur presion të madh, por Dinamo ka kualitet dhe këtë do e tregojmë në vijim.

Unë mendoj se një skuadër si Dinamo, duhet të projektohet për shumë vite. Unë kam ardhur në fillim të sezonit. Nuk mund të them se do të ishte dështim nëse nuk shkojmë në katërshe. Dinamo do luftojë deri në fund për katërshe. Por nuk dua që në çdo deklaratë, të vendoset ekipi në presion. Në çdo ndeshje do luajmë për fitore. Nëse e arrijmë apo jo, në këtë pikë, vendoset edhe nga të tjerët. Dinamo nuk duhet të shikohet vetëm për këtë vit, por edhe për sezonin tjetër.

Ne kemi afruar shumë lojtarë këtë sezon. Mendoj se ekipi ka nevojë për kohën e vet. Mendoj se koha e Dinamos do të vijë. Ne do luftojmë deri në fund për katërshen. Tani do mendojmë për kundërshtarin e radhës, derbin me Partizanin. Duhet të përgatitemi mirë, duke ditur që edhe Partizani është në një krizë rezultatesh.

Do ishte bukur që derbi me Partizanin të luhej në Air Albania. Nuk do isha kundër kësaj. Ekipit i bën mirë një fushë e mirë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy