
Të dielën PS mblodhi asamblenë dhe vendosi që në 12 maj të bëhen zgjedhje të reja në parti.
Deputeti i PS, Denis Deliu, i ftuar në “MCN live”, tha se më këto kushte, PS mendon që përmes zgjedhjeve të reja, të rifreskohet si parti.
Sipas tij, deri më tani ka pasur pjesëmarrje tradicionale dhe është koha të hapet si parti.
Ne në fakt vijmë në këto kushte pasi PS ka treguar se ka ditur të qeverisë Shqipërinë për tre mandat rresht dhe tanimë kemi objektiva të qarta janë Shqipëria 2030. Ne kuadër të kësaj është parë e udhës të punohet më shumë në fuqizimin e PS dhe rienergjizimin.
Në PS ne kemi pasur pjesëmarrje tradicionale, tanimë ne kërkojmë që ta hapim atë.
Nuk mendoj se janë larguar vetëm për një jetë më të mirë apo detyrë shtetërore, pjesa tjetër duke qenë pjesë e PS dhe ata që kanë pasur formimin duhur profesional dhe kanë shkollimin e duhur kanë të drejtë të punësohen në administratën shtetërore.
Sipas deputetit Deliu, rifreskimi do të behët si një vlerë e shtuar e partisë për të funksionuar më pas si shtet në zgjidhjen e problemeve.
Partia do të hapet dhe patjetër që ka nevojë për një rifreskim të ri. Kjo është mënyra e duhur që njerëzit profesionist nga të gjitha fushat të afrohen me PS.
Ne fillimisht kemi zgjedhjet për kryetar organizate , dhe zgjedhjet e reja do të sjellin zhvillim debate që vijnë nga njerëz që nuk kanë qëndruar gjatë tërë kohës në krye të organizatave politike por janë njerëz që janë anëtarësuar në PS dhe mendojnë së do të sjellin diçka të re aty dhe të gjithë ata do të jenë një vlerë e shtuar se si një parti duhet të funksionojë dhe të fitojmë zgjedhjet dhe shteti të funksionojnë
Dhe duke u ngjitur njerëzit në këto detyre ta orientojnë shtetin drejt zgjidhjeve të problemeve.



