Viber bashkëpunon me OBSH-në kundër informacionit të rremë për koronavirusin

Viber bashkëpunon me OBSH-në kundër informacionit të rremë për koronavirusin

“Viber” është platforma e fundit e mesazheve që bashkon forcat me Organizatën Botërore të Shëndetit (OBSH) për të trajtuar dezinformatat lidhur me koronavirusin.

Ashtu si edhe “Facebook Messenger” dhe “ËhatsApp” ka aktivizuar një shërbim chat interaktiv që synon t'i përgjigjet pyetjeve më të zakonshme rreth COVID-19 nga burime të besueshme shëndetësore. Ai gjithashtu do të sigurojë përditësime në kohë reale nga OBSH-ja.

Në fillim të këtij muaji, OBSH-ja futi ​​për herë të parë sistemin e alarmit në “WhatsApp”, ku përdoruesit mund të klikojnë në ikonën “ËHO Health Alert” për të bërë pyetjen e tyre. OBSH-ja gjithashtu përcjell një raport ditor me informacion dhe këshilla të konfirmuara.

"Qëllimi i OBSH-së është që të përcjellë sa më shumë informacion të besueshëm shëndetësor përmes teknologjisë inovative dixhitale. Informacioni është i fuqishëm dhe mund të ndihmojë në shpëtimin e jetës gjatë kësaj pandemie", tha kreu i OBSH-së, Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus.

“Facebook” dhe “Twitter” kanë bërë të njëjtën lëvizje për të frenuar përhapjen e informacionit të rremë dhe ranë dakord të heqin ato që mund të shkaktojnë dëm fizik në lidhje me pandeminë.

Kjo vjen pasi ka pasur një lumë informacionesh të rreme lidhur me pandeminë e koronavirusitdhe  Komisionerja e BE-së Ursula von der Leyen u bëri thirrje kompanive të teknologjisë që të rrisin përpjekjet e tyre për t’i parandaluar.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy