
Omonia, në një deklaratë për mediat, i ka bërë thirrje OMN-së që të verifikojë pasurinë e kryeprokurorit të rrethit Vlorë Aurel Zarka. OMN thekson se është “provuar me prova shkencore tashme se Aurel Zarka është veçse një prokuror ne shërbim të Partisë Shtet, manipulator dhe falsifikator i akteve te dosjes hetimore ne ngarkim te Fredi Beleri, që për Partinë nuk ka parime, nuk e njeh të drejtën dhe ligjin”.

DEKLARATA
Një ditë para daljes në KPK , Kryeprokurori i Rrethit Vlorë, Aurel Zarka ,me regji, në funksion të procesit të vettingut , me bujë të madhe mediatike u kujdes te shpërndante lajmin se ka sekuestruar ne Himare 247 000 m2 toke dhe si i “ndershëm” shume dhe profesionist meriton të kalojë vettingun !
Ne fakt , këto janë “skema“ që Komisioni i Pavarur i Kualifikimit do t`i japë shpërblimin e merituar Kryeprokurorit të Rrethit Vlore, Aurel Zarka.
Ashtu siç u shpërblye me para nga policia dëshmitari mashtrues Arsen Rama, siç u ngrit në detyrë polici Ermal Ajdini, erdhi radha e prokurorit Aurel Zarka të marrë shpërblimin e premtuar.
Ndryshe prokurori nuk do të guxonte të falsifikonte hapur dhe të ndihmonte në vjedhjen e mandatit të Kryebashkiakut te zgjedhur me vote Fredi Beleri.
I bëjmë thirrje Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit të tregojë vëmendje, si ky Prokuror mbajti peng tre vjet dosjen e ministres socialiste Olta Xhaçka pa asnjë veprim hetimor, si ka fshehur falsifikimin e dhjetëra Akteve të Marrjes së Tokës në Pronësi nga ish-Kryetari i Bashkisë Himarë i partisë në pushtet, Jorgo Goro për të favorizuar strategjikët e Kryeministrit.
Ky prokuror duhet të japë shpjegime si falsifikoi një dosje të tërë nga data 6 deri ne datën 8, pas thirrjeve të Kryeministrit, sikur kishte një dëshmitar-vullnetar për të përgjuar Kandidatin e opozitës, ndërkohë që dëshmitari mashtrues asnjëherë nuk ka qenë në zyrat e prokurorisë dhe asnjëherë nuk ka firmosur para këtij prokurori.
Është e provuar me prova shkencore tashme se Aurel Zarka është veçse një prokuror ne shërbim të Partisë Shtet, manipulator dhe falsifikator i akteve te dosjes hetimore ne ngarkim te Fredi Beleri, që për Partinë nuk ka parime, nuk e njeh të drejtën dhe ligjin.
I bëjmë thirrje ONM që të hetojnë imtësisht pasurinë dhe integritetin e Aurel Zarkes, kontaktet e tij me Partinë nga e cila merr urdhrat. Kalimi i procesit te vettingut nga prokurori qe vodhi mandatin e Bashkisë Himare për llogari të Edi Ramës , cenon rende besimin e publikut dhe krejt procesin e vettingut.
Edhe ne qofte do dikush do te “mendoje” se shkeljet prokurori ne fjale i bën për interes kombëtar duam të informojmë opinionin publik se asnjë lidhje nuk ka Aurel Zarka prokuror i partisë me patriotizmin sepse është po ai qe ka bere para autoriteteve greke për t’u pajisur me kartën e identitetit te omogjenit dy deklarata të rreme :
a) qe është banues ne Athine .
b) që ka orgjinë greke .
Faktet janë kokëfortë …
Drejtësia vonon por nuk harron !



