Papa: Ka një epërsi në sondazhe për Harris-in. Problem që Trump s’i dëgjon këshilltarët (VIDEO)

Papa: Ka një epërsi në sondazhe për Harris-in. Problem që Trump s’i dëgjon këshilltarët (VIDEO)

Autori i emisionit “Fokus”, gazetari Robert Papa analizoi në edicionin e lajmeve në MCN TV mesazhet nga konventa e Demokratëve në SHBA, dhe sondazhet në lidhje me garën Harris-Trump. Sipas tij problemi qëndron te fakti që Trump s’i dëgjon këshilltarët, ndërkohë që Harris nuk flet me mendjen e saj, dhe e ka bashkuar partinë. Ai vë në dukje se epitete si “komuniste” nga Trump për Harrisin nuk ndihmojnë në thithjen e votave të shtresës së mesme, ndërsa e sheh si pozitiv faktin që kandidati republikan s’po flet për NATO-n. Papa, ndonëse thekson se është ende herët dhe shanset janë 50 me 50 për qind, shton se ka një epërsi në sondazhe për Harrisin dhe mesazhet e Trump-it kanë një ngërç, ndonëse në aspektin ekonomik është më i besueshëm.

Harris bëri një fjalim gëzimi, por s’pati asnjë specifik në programin e saj. Edhe Trump s’ishte shumë specifik në konventë. Pika më e fortë në fjalimin e Harris ishte historia e një vajze 19-vjeçare, nënës së saj nga India, dhe vajza e saj afrikano-amerikane nga i ati, arrin derisa të synojë Shtëpinë e Bardhë. Pjesa tjetër ishte thuajse propagandë, por demokratët treguan se kanë energji. Te konventa republikane 90 për qind ishin të bardhë, konventa demokrate u duk si një ndeshje NBA. Retorika në të dyja krahët është e pakuptimtë. Trump s’mund t’i thuash i çuditshëm, sepse 4 vjet ka drejtuar mirë. Në lidhje me NATO-n s’u largua. Ka thënë disa fjalë që mund të largohet, por s’është aq e lehtë. Ambasadori Bolton më tha që administrata Trump ka pasur shumë më tepër interes për Ballkanin se sa administrata Biden. Problemin Harris e ka me Gazën dhe Izraelin dhe i duhen më shumë vota.

Në 10 shtator është debati në ABC. Temat i vendos ABC, por s’besoj se do jetë për politikën e jashtme. Nëse Trump do jetë agresiv, që t’i thotë ‘komuniste’, nuk fiton te shtresa e mesme. Problemi është këtu Trump s’dëgjon asnjë këshilltar te fushata e vet. Kamala Harris s’thotë asgjë që mendon vet, drejtohet nga këshilltarët e Biden. Në qoftë se ajo do sillet si prokurore, them se ajo fiton. Problemi është që Trump-i është shumë ‘tough’. Kur arriti të shkatërronte Clinton-in që është shumë më e zonja se Harris, tregon që Trump mund të jetë fitues përsëri. Robert Kennedy ka 2-3 për qind të votave, por varet ku i ka. Shteti i diskutueshëm është Michigan-i që ka shumë myslimanë, Pensilvania gjithashtu.

Trump në këto zona humbet vetëm nga fjalori dhe mesazhi. S’mund të përdorësh sot në 2024 të njëjtin fjalor si në 2016-ën. Trump s’po flet më për NATO-n është treguar i zgjuar. S’po flet më për Ukrainën. Ende është shpejt, debati do tregojë se ku janë poll-et. Harris e ka bërë garën kompetitive. 50 me 50 për qind, s’dihet nga shkon. Demokratët si parti funksionojnë më mirë se Republikanët. Sondazhet që kanë një marsh gabimi, i japin epërsi Harrsit, tregon që mesazhi i Trump-it ka një ngërç, s’është më ai që ka qenë. Në aspektin ekonomik njerëzit besojnë Trump. A do votojnë për ekonomi, apo ideologji. Harris e ka bashkuar partinë, Trump ende jo, s’mjafton vetëm MAGA që të fitosh”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy