Nga 1 nëntori, Serbia nuk do të jetë në gjendje të importojë naftë ruse për shkak të sanksioneve të vendosura nga Bashkimi Europian.
Kështu deklaroi të martën Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, i cili tha se sanksionet e BE-së kundër naftës ruse hoqën 600 milionë dollarë nga xhepi i Serbisë.
Ne konsumojmë 350 ton naftë në ditë, dhe në dimër do të shpenzojmë shtatë herë më shumë. Duhet të gjejmë naftë, nuk ka mjaftueshëm karburant në Serbi.
Më 1 nëntor, ne nuk do të jemi më në gjendje të importojmë naftë ruse sipas sanksioneve aktuale dhe Zoti e di se çfarë sanksionesh do të vendosen deri atëherë.
Vetëm duke vendosur sanksione ndaj naftës ruse, na kanë marrë direkt 600 milionë dollarë nga xhepi! 600 milionë dollarë janë marrë direkt nga xhepat e qytetarëve serbë, kjo brenda një viti.
Njerëzit në Serbi duhet ta dinë këtë. Kirkuku, nafta irakiane është 31 dollarë për fuçi më shtrenjtë. Ata na morën 600 milionë dollarë dhe ne duhet të investojmë para shtesë për gaz.
Më 3 qershor, Këshilli Europian miratoi paketën e gjashtë të sanksioneve kundër Federatës Ruse, duke përfshirë një embargo për furnizimet detare të naftës dhe produkteve të naftës nga Rusia, raporton Tass.
Përjashtimet e përkohshme nga embargo janë parashikuar për importet nëpërmjet tubacioneve të naftës për ato shtete të Bashkimit Europian të cilat për shkak të vendndodhjes së tyre, janë jashtëzakonisht të varura nga furnizimet nga Rusia dhe nuk kanë alternativa. Këto shtete janë para së gjithash Hungaria dhe Sllovakia.



