Të mërkurën mbahet seanca konstitutive e Kuvendit në Kosovë

Të mërkurën mbahet seanca konstitutive e Kuvendit në Kosovë

Të mërkurën ora 11:00 do të mbahet seanca konstitutive e Kuvendit të Kosovës. Data u njoftua sot nga Drejtoria për Media e Kuvendit, që bën me dije në rend të ditës janë dy pika, zgjedhja e kryeparlamentarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit. 

Kujtojmë që së fundmi ishte Gjykata Kushtetuese që dha një vendim lidhur me çështjen e seancës konstituive dhe zgjedhjes së kryeparlamentarit. Kushtetuesja ka dhënë arsyetimet se deputetët e Kuvendit të Kosovës duhet të zgjedhin kreun e ri të organit ligjvënës përmes votimit të hapur dhe brenda 30 ditëve, afat që nis nga e marta. 

Nga 15 prilli deri më 26 korrik, deputetët mbajtën 54 seanca, por dështuan ta finalizojnë atë me zgjedhjen e kryeparlamentarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit. Emri i propozuar nga “Vetëvendosja”, Albulena Haxhiu, nuk mori përkrahjen e partive opozitare. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy