
Botuesi i “Koha Jonë” Nikoll Lesi i ftuar në emisionin Të Paekspozuarait në MCN TV teksa komentoi mbi aferën e sterilizimit u shpreh se për herë të parë prokurorët e SPAK po prekin të paprekshmit.
Ai tha se SPAK nuk do të ishte bërë pa presionin e ndërkombëtarëve, ndërsa theksoi se pavarësisht dëshirës së Ramës deri tani nuk ka mundësi ta drejtojë.
Vërtetimi është që prokurorët e SPAK po prekin për herë të parë të paprekshmit. I pari gjyqtarë që kemi dëgjuar të bëjë një shpjegim të tillë me prokurorin. Duke ndjekur ecurinë besoj se pa presionin e ndërkombëtarëve drejtësia nga SPAK nuk do të ishte bërë.
E dyta besoj se Rama mund të ketë dëshirë dhe indicie që të ketë prokurorë të SPAK në miqësi, por deri tani nuk ka asnjë mundësi ta drejtojë. Mendoj se përballë SPAK tani janë të gjithë të barabartë dhe prandaj është rritur besueshmëria e njerëzve të cilët besojnë se SPAK po merr të ndëshkojë të pandëshkueshmit e këtyre 32 viteve.



