Arben Manaj rrëfen në “Bilardo” zhvarrimin sekret të Enver Hoxhës: E dinte Berisha, u bë natën

Arben Manaj rrëfen në “Bilardo” zhvarrimin sekret të Enver Hoxhës: E dinte Berisha, u bë natën

Gazetari Arben Manaj, korrespodent prej 18 vitesh në BBC, rrëfen në emisionin “Bilardo” në MCN Tv, zhvarrimin sekret të Enver Hoxhës nga varrezat e “Dëshmorëve të Kombit” në një varr normal.

Ai e cilëson si një ngjarje që ka lënë gjurmë, kur mbrëmjen e 3 majit 1992, e ka marrë telefonatë nga Gramoz Pashko dhe është njoftuar se do të bëhej zhvarrimi i ish-diktatorit Enver Hoxha.

E kam parë nga afër, ka qenë moment shumë i rëndë se punohej gjithë natës. Gramoz Pashko më tha se do zhvarrosej edhe i ati Josif Pashko, edhe Enver Hoxha dhe tha “e ke lajm”.

Ka qenë një operacion i jashtëzakonshëm sekret. Atë operacion e dinte Presidenti Sali Berisha, Kryeministri Meksi dhe kryebashkiaku Sali Kelmendi dhe Shaqir Rexhvelaj.

Kishim dokumentin e Associated Press, por nuk na lanë, kishte prozhektorë nga lartë. Problemi ishte se nuk hapej varri, sepse ishte beton i gjallë dhe kishte ujë. Arritëm të futeshim.

Kur u hap kutia, vura re që trupi nuk ishte prishur shumë. Madje pashë edhe flokët. Për mua kishte mbaruar si lajm. Si lajm është dhënë në BBC.

Fotografinë nuk besoj se do e jepnin. Kemi ndenjur gjithë natën se na thanë që do bëhej varrimi në orën 05.00 të mëngjesit në Sharrë.

Ishte Hysni Milloshi, shkova e takova dhe i them, “shoku Hysni, më jep një koment për çfarë po ndodh”.

Më tha: “Zotëri, Komandanti e ka vendin te bashkëluftëtarët e tij”. Aty për mua mbaroi lajmi. Ka qenë një ditë e jashtëzakonshme se atë ditë kishte ardhur dhe Mitsotakis, Kryeministri grek.

Punoja në RTSH dhe punoja dhe te Associated Press. E transmetova lajmin në radio dhe e pa drejtori i televizionit Ylli Pepo, por sa ishte ndërruar pushteti dhe tha “mire e ke bërë këtë, po na more më qafë”.

Pas 70 orësh e dha ATSH, e mori nga AP, më tej dhe Reuters.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy