Aktorja Anila Bisha ka paditur në Gjykatën Administrative Këshillin e Ministrave, Kompaninë Apel shpk, AKSHI-n dhe kryeministrin Edi Rama, me pretendimin se po i shkaktohet dëm i madh me përdorimin e imazhit të saj.
Gazetari Arsen Rusta tha në studion e lajmeve të MCN Tv se ka një bazë ligjore ku është mbështetur kjo padi.
Më tej, Rusta tha se aktorja kërkon 1 milion euro dëmshpërblim.
Ka një bazë ligjore ku është mbështetur kjo padi. Janë nenet 28-29-30 vijues të ligjit 49-2012 për Gjykatat Administrative që e pranon kërë padi me një argument: Përdorimi i imazhit me të pa të drejtë.
Jemi përballë një marrëveshjeje tregtare: Kemi rënë dakord që me këtë punë unë do të shpërblehem ose do paguaj këtë vlerë. Zonja pretendon se ka rënë dakord vetëm për avatarin në e-albania. Mund të bësh dikë zyrtar publik por do duhet t’i marrësh pëlqimin.
Thotë më kanë bërë ministre pa më marrë pëlqimin.
Diella nuk ka shkuar asnjë ditë në punë fizikisht, por rezulton që do të krijojë divorcin me faturën më të madhe ekonomike. 1 milionë euro nuk janë pak. Diella kërkon 1 milion euro.
Referuar kontratës, rezulton që shoqëria APEL ka pasur detyrim ta përdorë imazhin, zërin dhe figurën vetëm për krijimin e avatarit të asistentit virtual të e-albania.
Ka pasur kontratë me apel. APEL është përzgjedhur. Në bazë të kësaj kontrate Diella pretendon kompensimin financiar.



