PD kërkon ndryshim të rendit të ditës: Të shqyrtohet propozimi ynë për bordin e Bankës së Shqipërisë

PD kërkon ndryshim të rendit të ditës: Të shqyrtohet propozimi ynë për bordin e Bankës së Shqipërisë

Ka nisur me diskutime seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë. Alibeaj, ka kërkuar që në rend dite të shtohet edhe propozimi që PD ka për bordin mbikëqyrës në Bankën e Shqipërisë. Propozimi u pranua nga kryetari i grupit parlamentar i PS, Taulant Balla, i cili argumentoi se maxhoranca ka si qëllim për t’i dhënë sa më shumë hapësirë opozitës.

Unë s’e dija që deri dje në orën 16:00 të jetë depozituar një kandidaturë tjetër mbështetur me firma. Dua të di ku është depozituar dhe a ka kaluar në Komision të Ekonomisë, sepse kjo do të jetë e vështirë. Nëse nuk është depozituar deri dje, me gjithë dëshirën e mirë për t’i dhënë opozitës hapësirë, më thoni si t’ia bëjmë sepse nuk thye dot rregulloren.

Nga ana e tij Alibeaj deklaroi se është depozituar kërkesa dhe se ajo ka kaluar në Komisionin e Ekonomisë.

Kjo ka muaj që ka kaluar. Nuk ka pengesë në aspektin e procedurave. Ne kërkojmë që nëse ka institucion që duhet të gëzojë mbështetjen e spektrit politik është Banka e Shqipërisë. Nuk doja t’i futesha historive të së kaluarës. Kjo është një detyrim edhe për shkak të traditës parlamentare, që duhet të ketë balancim. Kjo është kërkesë që shkon në linjë me atë që ka kaluar.

Ndërsa deputetja Jorida Tabaku tha se opozita s’ka asnjë përfaqësues në organet e pavarura.

Ndërkohë që flasim opozita s’ka asnjë përfaqësues në organet e pavarura. U propozua në kalendarin e ditës së pardjeshme propozimi për të mbështetur përfaqësuesit e mazhorancës. Në bankën e Shqipërisë është përfaqësues Ridvan Bode. Duhet të lejojmë dy përfaqësues të opozitës në Bankën e Shqipërisë. Këto kandidatura nuk duhet të vinin të njëanshme. Ne kërkojmë ose të përfshihet në nenin e ditës kandidatura, ose javës tjetër t’i diskutojmë.

Në përgjigje të Tabakut, Balla u shpreh se opozita ka dy kandidatura dhe se nuk duhet ta quajnë Boden të tyren, sepse sipas tij nuk ju bën aspak nder.

Është një kandidaturë tjetër e opozitës, që është Suela Popa, janë dy kandidatura në bord. Meqenëse qenka kapur me pak minuta ora 16:00 e djeshme, Komisioni i Ekonomisë është këtu, gjatë procesit të seancës së gjatë të njoftohet zoti Spaho dhe të përfshihet në nenin e ditës. Do i kërkoja zonjës kryetare të konsensus, të përfshihet në rend dite dhe të diskutohet në një seancë zyrtare të Komisionit të Ekonomisë.

Alibeaj tha se nuk kërkojnë të imponojnë asgjë, thjesht për t’i shërbyer ruajtjes të pa cënuar të depolitizimit të Bankës së Shqipërisë.

Nuk e bazojmë në raporte forcash, ajo që po flasim është së ardhmes e Bankës së Shqipërisë. Është vetëm kaq, asgjë më tepër.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy